Një pije e shëndetshme për ta nisur mëngjesin është fantastike. Një nga smoothie-t më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E Shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji

Përbërësit për dy persona 1 banane

1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht

2 lugë caji (tsp) mjalt

2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku

3 lugë gjelle (tbs) tërshërë

1/2 lugë caji (tsp) tumerik

1/2 lugë caji (tsp) kanellë

1/3 kupë kuba akulli

Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipërPërgatitjaVendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min).

Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi.
Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm!

MUND TË JU PËLQEJNË