U desh të ndodhë diçka e madhe që tash zyrtarët e PDK-së, si, bie fjala, Xhavit Haliti, të kërkojë llogari prej gjykatave dhe policisë pse i kanë mbajtur nën dry dosjet e fajdexhinjve, shkruan “Kosovarja”.

Në fakt, storia e cila doli nuk është fajde, por zhvatje e pastër apo ryshfet, një dukuri shumë e përhapur në Kosovë, në të cilin më së shumti përfitojnë pushtetarët dhe njerëzit e lidhur me shtetin.

Kanë ndodhur sa e sa afera në Kosovë, si rasti “Tokat”, afera “Pronto”, “Fajdet” etj. Në aferën “Pronto”, edhe pse dëgjohet zëri i “peshqve të mëdhenj” teksa merren vesh për punë e afera interesi, deri më tash nuk është dënuar askush!

E tash, ata që e kanë shkelur ligjin po i kanosin gjykatat e kapura prej tyre, që të japin llogari pse i kanë mbajtur në dry dosjet e zhvatësve!

Pse mu tash?

Sepse, është rrezikuar kredibiliteti i tyre, duke mos u dënuar dallaveraxhinjtë para 6-7 vitesh, atëherë kur edhe kanë ndodhur gjërat! Kjo i bie që “peshqit e mëdhenj” tash po kafshohen ndërmjet veti!

E, fajtorë janë sistemi ynë i drejtësisë dhe ai i sigurisë, që nuk i kanë dënuar hajnat e mëdhenj!

Është dashur të ndodhë diçka e pazakontë apo, më mirë të thuhet, vrasje të hajnave në shtëpi për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjes, që të nisin arrestimet dhe ndjekjet e tyre!

Është dashur të thyhen e vidhen edhe bankat që shteti të jetë më serioz në ndjekjen e hajnave!

Për shumë vite shteti i lironte ata edhe kur kapeshin në flagrancë, madje kur diheshin edhe me foto e xhirim kamerash!

E, kjo ndodh vetëm te ne, në Kosovën tonë të mjerë… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË