Enca Haxhia do ta provojë veten në një profesion të ri.

Ermal Mamaqi pas suksesit me “2 gisht mjaltë”, ka nisur punën për filmin e ri.

Kësaj radhe, ai konfirmoi se në rolin e aktores vjen një këngëtare tjetër e njohur, e që është Enca Haxhia.

Moderatori postoi një fotografi në Instagram, në të cilën shkroi “Shi kush do na bëhet aktore…”

Për ndryshe, në filmin “2 gisht mjaltë”, Ermali aktroi në rolin kryesor bashkë me këngëtaren Elvana Gjata.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit ai kësaj radhe me Encën. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË