Me siguri keni vërejtur që qeni juaj ndonjëherë dëshiron të vrapojë nëpër shtëpinë tuaj.

Arsye për të ka shumë, mirëpo qentë kryesisht bëjnë kështu kur janë të lumtur, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, stampedo më së shpeshti ndodh pas lehtësimit fiziologjik, prandaj qeni vapon pas urinimit apo pas bërjes së nevojës së madhe.

Nëse shpejt pas këtyre aktiviteteve arrin në shtëpi, do të ndodhë vrapimi gëzueshëm.

Te këlyshët euforia për shkak të kthimit tuaj në shtëpi ndodh shumë lehtë. Atëherë miku juaj me gëzim do të vrapojë rrethin solemn nëpër të gjitha dhomat dhe do t’ju kërcejë në përqafim.

Qentë e vjetër kanë nevojë për çlirim të tepricës së energjisë. Këto momente me kalimin e kohës do t’i shprehin në një kohë të caktuar të ditës, prandaj do të ishte mirë që kanakarin tuaj atëherë ta nxirrni jashtë në mënyrë që të “zbrazet” më mirë.

Natyrisht energjia do të grumbullohet nëse në mënyrë jo të rregullt e nxirrni në shëtitje apo nuk lozni me të. Prandaj kushtoni kujdes, sepse mosshfrytëzimi pozitiv i energjisë mund të ndryshojë formën dhe të kalojë në agresion.

MUND TË JU PËLQEJNË