Një turist francez ndërroi jetë pasi rrëshqiti në një ujëvarë në ishullin Thai të Koh Samui, ndërsa u përpoq të bënte një selfie.

Policia lokale tha sencidenti ndodhi në një nga pikat më të njohura të turistëve për plazhet me rërë të bardhë dhe ekskursione në xhungël. 33-vjeçari ra në ujëvarën Na Mueang 2, në të njëjtin vend ku në korrik ndërroi jetë një turist spanjoll.

“U deshën disa orë për të marrë trupin sepse terreni është shumë e rrëshqitshme”, tha nënkoloneli Phuvadol Viriyavarangkul. “Shoku i tij na tha që po përpiqej të bënte një selfie, ai rrëshqiti dhe ra”.

Sipas një studimi për vitin 2018 nga Instituti indian i Shkencave Mjekësore, nga aksidentet vetjake u vranë 259 persona në të gjithë botën gjatë tetorit 2011 dhe nëntorit 2017.

MUND TË JU PËLQEJNË