Alban Skënderaj ishte i ftuar të performojë mbrëmë në “Beer Fest” që po mbahet në Prishtinë.

Alban Skënderajt i ndodhi e papritura gjatë performancës së mbrëmshme.

Gjatë performancës së tij, disa persona në publik filluan të përleshen fizikisht, e kjo gjë e detyroi këngëtarin ta ndërpriste interpretimin.

Në sfond të kësaj videoje, dëgjohet Albani teksa bënte thirrje të ndalen, ai vazhdimisht thërriste “Stop”.

Për ndryshe, përleshjen në festivalin e birrës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore të cilat kanë vënë situatën në kontrollë. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion 6 persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”.

MUND TË JU PËLQEJNË