Ardhja në jetë e një fëmije paraqet gëzimin më të madh për familjet. Ai sjell me vete dashuri e lumturi pafund.

Djepi ka qenë një ndër dhuratat më të çmuara, duke zënë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. Ai është përdorur si shtrat i fëmijëve.

Në kohë të vjetra djepi është punuar prej gurit, kurse më vonë është zëvendësuar prej drurit, duke u trashëguar edhe te gjeneratat e reja.

Ndërkaq në ditët e sotme, përdorimi i djepit vjen duke u rralluar.

Arbëri Gashi është në mesin e personave që është rritur në djep, traditë të cilën nuk është duke e përcjellë te vajza e saj, Hera.

Ndonëse djepi konsiderohet si nxitës i gjumit, ai në aspektin shëndetësor mund të sjellë disa çrregullime.

Neurologu Blerim Myftiu tregon pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i djepit te foshnjat.

Kur fëmija të vendoset në djep, lidhet pjesa e kërdhokullave dhe bashkohen këmbët mes vete. Duke e cilësuar këtë si diçka të dëmshme, ortopedi Cen Bytyqi thotë se fëmija duhet të bëjë gjumë sa më të lirshëm.

Në ditët e sotme një djep kushton 25 euro.

 

MUND TË JU PËLQEJNË