Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, raporton KOHA.

Kurti ka thënë se pas gjysmë ore do të ketë konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeveri.

Presidenti Thaçi pas pak do t’u drejtohet mediave.

15:00
Nis takimi Thaçi-Kurti
Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kurti lidhur me këtë takim ka njoftuar sot në një konferencë pas mbledhjes së Komisionit për Parandalimin e koronavirusit.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Zyra e Presidentit në një përgjigje për Kohën, ka deklaruar se Thaçi është i gatshëm të takohet sot me Kurtin.

14:13
Sot takimi Thaçi – Kurti
Sot në orën 15:00 do të mbahet takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, ka konfirmuar vetë Kurti.

“Unë kam deklaruar që të premten pasdite do të takohemi. Do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë ai në konferencën pas mbledhjes së Komisionit për parandalimin e koronavirusit.

Takimin e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentit.

Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

Fillimisht Kurti e kishte ftuar disa herë Thaçin, e së fundi ishte presidenti që i bëri disa herë ftesa kryeministrit. Por, asnjëherë nuk u takuan.

Në mëngjes, nga Zyra e Presidentit, për Kohën kanë thënë se Thaçi është i gatshëm të takohet me Kurtin edhe sot.

Kryeministri në agjendën për ditën e sotme nuk kishte paraparë takim me presidentin, por ditë më parë kishte thënë se do të takohet të premten, gjë të cilën e tha edhe pas takimit me Komisionin për Parandalimin e Koronavirusit.

MUND TË JU PËLQEJNË