Është stina që më së shumti prekemi nga gripat.
Prandaj duhet t’i kemi edhe përbërësi që me anë të konsumimit ta luftojmë atë.

Nuk kemi pse harxhojmë para dhe të mundohemi duke shkuar në farmaci për t’i blerë barnat.

Këto ushqime e mbajnë gripin larg:

Rigoni

Me siguri e njihni rigonin si përbërësin special që e bën picën dhe salcën tuaj më të shijshme. Por mjekët këshillojnë që përveç picës, rigoni është një antibakterial shumë i mirë për të luftuar gripin.

Gjithashtu ndihmon mushkëritë e bllokuara. Mund ta përdorni si çaj, mjaftoni të hidhni në një filxhan me ujë të ngrohtë një lugë rigon. Pas 10 minutash ai do të jetë gati për t’u pirë.

Kanella

Mos e përdorni vetëm për biskota dhe ëmbëlsira të tjera, ose për erën e mirë që ka, por dhe në momentin që jeni sëmurë. Kanella ngroh trupin dhe zgjeron enë e gjakut.

Ajo gjithashtu ul përqendrimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, prandaj sipas Webmd.com kanella po përdoret edhe për të trajtuar njerëzit që kanë diabet.

Hudhra

Është një nga zgjidhjet popullore, e cila është dhe e njohur për shumicën prej jush. Ajo shërben për të luftuar bakteret sepse ka veti antibakteriale.

Arrë- Myshku (Arrë moskat)

Një nga pjesët më shqetësuese të gripit është dhe dhimbja, e cila dhe pse ndiheni të lodhur nuk ju lejon të flini.

Arra e myshkut përban një përbërës qetësues ndaj dhe mundohuni ta përdorni atë në vënd të ilaçeve. Hidheni në ushqim ose në çajin tuaj të preferuar.

Rozmarina

Doktorët thonë që dhe aroma e saj është shëruese, përvec se antibakteriale. Përdoreni 3 herë në ditë në formën e çajit. Ziejeni në ujë për 10 minuta dhe më pas konsumojeni.

MUND TË JU PËLQEJNË