Ky është një nga mëngjeset që të mësojnë të ulesh në tryezë… vetëm 5 minuta për veten para se të fillosh një ditë të gjatë.

Zgjidhja më e shpeshtë për pjesën më të madhe të ditëve mund të ketë qenë një tas me drithëra dhe kos, ndërsa kjo recetë është më mesdhetare.

Mbi të gjitha, koha është vetëm 5 minuta për ta përgatitur dhe 5 deri në 10 për ta ngrënë… Sekreti? 15 minuta për t’u zgjuar më herët.

Spinaq dhe domate të thara (nëse jo, edhe domate të zakonshme)

Përbërësit:

2 vezë të mëdha

1/8 lugë çaji kripë e imët

1/2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Një majë luge kafe piper i kuq

1/2 filxhani mbushur me spinaq

2 domate të thata (mesatare) të copëtuara

1 lugë gjelle djathë (sipas dëshirës), edhe për garniturë

Një majë luge piper i zi për shije

Majdanoz i freskët i copëtuar, për garniturë (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Vezët hidhi në një tas të vogël dhe hidhu pak kripë. Përzieji ngadalë derisa të jetë bërë një masë homogjene.

Shto pak vaj ulliri në një tigan të mesëm. Ngrohe për rreth 1 minutë me zjarr jo shumë të lartë. Pastaj shto piperin e kuq dhe spinaqin. Përzieji herë pas here derisa të gatuhet spinaqi. Shto domatet e thara, piperin e zi dhe lëri të gatuhen edhe për 30 sekonda të tjera, duke e përzier vazhdimisht. Shto vezët dhe përzieje masën sërish për 30 sekonda deri në 1 minutë, derisa vezët të mos piqen plotësisht. Fike zjarrin dhe lëri edhe për disa sekonda që i nxehti i tiganit të vijojë pjekjen edhe për disa sekonda të tjera. Shto djathin, përzieje dhe më pas hidhi në një pjatë. Spërkate me majdanoz dhe piper.

MUND TË JU PËLQEJNË