Reperi i njohur Mc Kresha mbrëmë i dha fund beqarisë me vajzën e ëndërrave të tij Erzinës.

Reperi organizoi një dasëm madhështore, me të ftuar të shumtë e mes një ambienti glamuroz e të mahnitshëm, shkruan Kosovarja.

 

Se u komentua çdo gjë deri në detajin më të vogël kjo tashmë u pa, duke filluar nga të pranishmit që ishin të ftuar në dasëm e deri tek çifti.

Por, për ata që më së shumti bërën të dëgjohen fjalë e komentimet nga më të ndryshmet, ishin Mc Kresha dhe Erzina, tashmë gruaja e tij.

Kryesisht për atë që u tha për ta ishte se sa bukur dukeshin dhe si shkëlqenin aq shumë në natën e tyre të rëndësishme.

Ata vërtetë dukeshin të tillë dhe morën vëmendje shumë, e veçanërisht Erzina, e cila me rregullimin dhe vellon e saj bëri që shumë nuse të estradës të renditen pas saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË