Musaka e përgatitur në këtë mënyrë është shumë e lehtë, e lëngshme dhe e shijshme

1. Në tigan qitni pak vaj dhe lëreni të nxehet. Pritni imët qepën, ndërkaq karotën grijeni në rende dhe qiteni në vajin e nxehur që të fërgohet.

2. Kur qepa dhe karota të zbuten, shtoni mishin e bluar dhe fërgojeni derisa mishi të mos humbë ngjyrën e trëndafiltë (10 min.). Qitni erëza dhe piper sipas shijes dhe shtoni qepën e grirë. Të gjitha përzieni mirë. Ndizeni furrën e shporetit që të nxehet në 200 gradë.

3. Gjatë asaj kohe lani kungulleshat dhe pritni në rrathë. Kungulleshave qitni erëza. Gjysmën e kungulleshave radhisni në enë për pjekje, të cilën duhet ta lyeni shumë pak me vaj. Sipër kungulleshave qitni shtesën nga mishi i bluar dhe radhisni pjesën tjetër të kungulleshave. Mbuloni me kapak dhe lini të piqen.

Pas 40 minutave musakasë qitni sipër përbërjen nga vezët, qumështi, ajka e thartë, erëzat dhe kthejeni sërish në furrë për 20 minuta që të piqet në 150 gradë celsius, pa e mbyllur me kapak.

Shërbejeni të ngrohtë me pak ajkë të thartë!

MUND TË JU PËLQEJNË