Zgjedhjet e PDK-së në nivel degësh, kanë nisur me emra të vjetër dhe kandidatë që kanë kaluar apo janë akoma nën hetime, shkruan “Kosovarja”.

Zgjedhja e ish-partiakëve të dikurshëm, në krye të degëve të PDK-së, shpërfaqë dy gjëra:

Mungesë emrash të rinj që profilizojnë PDK-në, duke kaluar në etapa reformuese dhe kthim të strukturave të vjetra të lidhura me hetimet!

Dikur ishin në po këto pozita ku janë sot, pra kryetarë degësh të PDK-së, e më vonë u avancuan në krye të komunave dhe ranë nën hetime.

E, sot sërish po rikthehen pas humbjes së betejave elektorale për rizgjedhje mandatesh të dyta e të treta.

Rizgjedhjet apo stërzgjedhjet në krye të partisë të këtyre kandidatëve, tregon ecjen prapa të PDK-së në vend të llogaridhënies ligjore.

PDK, si partia me më së shumti elektorat në Kosovë pas lufte, ka degraduar, duke humbur komunat më të mëdha në vend.

Shumë kryetarë komunash të kësaj partie, e që ishin edhe kryetarë degësh të PDK-së, janë përballur me akuza për keqpërdorime zyrtare.

Me rizgjedhjen e disa prej tyre në nivel degësh, kjo parti po e rikthen frymën e joseriozitetit me ish-kryetarët që llogariteshin si kryetarët e Hashim Thaçit. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË