“Te ne bukëpjekësi jep gjithë çfarë ka e pastaj e mbyll furrën”, kanë lajmëruar njerëzit e lagjes, por edhe kanë dërguar fotografi dhe një video të shkurtër.

Bëhet fjalë për një furrë pikërisht në kthesën e tramvajit në Lublanicë, në Remizën e popullarizuar, në pjesën perëndimore të Zagrebit.

Ky është vetëm një nga shembujt e shenjtë të solidaritetit, pasi aksioni në Facebook “Njëri për tjetrin” i nxitur nga koronavirusi, ditëve të fundit është zgjëruar nëpër gjithë Kroacinë, nëpërmes të rrjetit të vetorganizuar të qytetarëve për ndihmë për të moshuarit dhe për ata të cilët nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë.

Përndryshe kjo furrë është pronë e Emanuel Jozës një shqiptari nga Stublla e Vitisë./Insajderi/

https://www.facebook.com/mici.kuzmanovic/videos/10157365556189195/

MUND TË JU PËLQEJNË