Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, për InDoks ka treguar një rast i cili është i trishtueshme, kur imamët e hajmalive dyshohet se çuan pacientë në probleme të rënda, edhe drejt vdekjes.

“ Një rast një djal i ri në Komunën e Prishtinës ka shkuar tek një njeri që i thojnë Hoxha me telepati pas një prekje me dorë tek truri ka ra në komë pas disa javësh ka vdekur 22 vjeçari, familjarët e tij kanë mendur që është hoxhë”, ka thënë imami.

Hajzeri ka zbuluar edhe një rast si si Hoxha e ka keqtrajtur të sëmurin e lëshuar nga spitali, dhe grabtijen e 3000 eurove për një hajmali.

“ Një djalë pas një jave që ka operu apendecit ka shkuar tek një Hoxhë me i këndu në Kuran, pas operimit njeri mundet me qenë në depression por hoxha fillon me këndu dhe e rrah me shkop për një moment hoxha e vëndos shkopin tek barku dhe ja qkyen plagën dhe personi është detyruar me shku me e qep për herë të dytë”, ka treguar Hajzeri.

MUND TË JU PËLQEJNË