Beqarja e re, Rita Ora pozoi me Max George në Los Angeles, pas ndarjes nga Rafferty Law.

Kohët e fundit u tha se Rita Ora ka hequr dorë në lidhja me yllin e “Twist”, Rafferty Law, shkruan DailyMail.

Rita duket se e ka lënë pas ndarjen, teksa kohët e fundit u ribashkua në Los Angeles me mikun e saj, Max George.

Max, 31 vjeç dhe Rita 29 vjeç po punojnë për një projekt të përbashkët, ndërsa kohë më parë ai publikoi dias imazhe ku tregoi se po punon me këngëtaren.

Në foto, të dy dukeshin në humor të mirë teksa pozuan krah njëri-tjetrit. Rita së fundi udhëtoi në Paris për Javën e Modës.

Rita dhe Rafferty u raportua se u ndanë vetëm tre muaj pasi nisën romancën teksa po punonin për filmin “Twist”.

Ndërkohë, Max është në një lidhje me Stacey Giggs, e cila është ish gruaja e futbollistit Ryan Giggs.

MUND TË JU PËLQEJNË