Gashi ka befasuar të gjithë me tatuazhin e ri.

Gashi gjatë ditës së djeshme ka treguar tatuazhin e ri, ai përjetësoi në trup Kosovën, shkruan lajmi.net.

Por, përveç tij, reperi tregon edhe një tjetër tatuazh, kësaj radhe ai ka bërë portretin e DJ Snake, në shenjë falënderimi për mbrështetjen që i ka dhënë.

Në një postim në Instagram, Gashi shkruan “Kujtoni kush ju ndihmoi, kujtoni kush ju shtyu përpara”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gashi është “Wink Emoji”, në bashkëpunim me Young Pinch, këngë që po pritet shumë mirë nga fansat e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË