Pas izraelitëve edhe kanadezët pretendojnë se kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit.

Është raportuar se shkencëtarët izraelitë kanë zbuluar një vaksinë kundër virusit, e tash një kompani kanadeze pretendon se ka bërë një hap drejt luftimit të virusit Covid-19, i cilësuar si pandemi dhe i shpërndarë në të gjithë botën. Sipas pronarit të kompanisë, vaksina finale do të mund të dilte në përdorim pas 18-muajve.

Kompania “Medicago”, me bazë në qytetin e Quebecut ka thënë se e ka prodhuar një virus i ngjashëm pjesërisht me llojin e virusëve të llojit të koronës, duke e llogaritur këtë si një hap drejt prodhimit të vaksinës.

Kompania thotë se ajo mund të provohet te njerëzit në korrik ose në gusht, nëse Organizata Kanadeze e Shëndetit dhe agjencitë e tjera e miratojnë.

Pronari i kompanisë, Bruce Clark, i ka thënë një mediumi në Kanada se nëse vaksina rezulton e suksesshme, mund të fillojë të përdorët në nëntor 2021, transeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se hulmutuesit e kompanisë së tij kanë arritur të gjejnë një vaksinë kandidate brenda 20-ditësh, duke e arritur gjenetiken e virusit.

MUND TË JU PËLQEJNË