Këngëtari latin shumë i dashur për publikun, Maluma ka festuar dje ditëlindjen.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa foto nga festa e çmendur me miqtë, duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura si dhe dhuratat të cilat ia kanë bërë atij.

“Faleminderit me gjithë zemër për urimet tuaja të mira për ditëlindje, ato më mbushin shpirtin. Tashmë jam 26 vjeç”, shkruan mes të tjerash këngëtari.

Në këtë ditë të veçantë nuk mungonte as urimi i veçantë i të dashurës së tij Natalia.

“Gëzuar ditëlindjen, ti e di sa krenare jam gjithmonë për ty! Të bekoftë Zoti!”, shkroi Natalia.

MUND TË JU PËLQEJNË