Thinjat në përgjithësi simbolizojnë përvojën dhe eksperiencën në jetë.

Thinjat në moshën e shtyer janë një proces normal, mirëpo për personat që thinjen në të 20-at e tyre, kjo nuk është një gjë shumë e mirë.

Ekzistojnë disa faktorë, të cilët ndikojnë në zbardhjen e parakohshme të flokëve:

Gjenetika

Stresi

Mungesa e vitaminës B12

Probleme me gjëndrën tiroide

Anemia

Ushqimi jo i shëndetshëm

Nëse dëshironi t’i shmangni thinjat e parakohshme, atëherë ekzistojnë disa ushqime të cilat kanë potencial për t’i parandaluar ato. Disa nga këto ushqime janë:

Frutat dhe perimet, çokollata, salmoni, drithërat, mishi i pulës, brokoli dhe ushqime të tjera të cilat në përgjithësi janë të shëndetshme dhe përmbajnë vitamina dhe minerale të nevojshme.

Disa metoda, që mund të aplikohen në kushte shtëpie janë lyerja e flokëve me vaj kokosi dhe lëng limoni, vaj ulliri dhe disa përbërës të tjerë, që përmbajnë enzimat e duhura për forcimin e rrënjës dhe parandalimin e thinjave.

Parandalimi i thinjave në moshë të hershme mund të arrihet edhe duke i ndjekur këto rregulla:

Mos i pastroni flokët me ujë shumë të nxehtë.

Mos iu ekspozoni shumë diellit

Mos i hiqni qimet e bardha

Merrni shtesa ushqimore, që përmbajnë hekur dhe zink.

Shmangni sheqerin në ushqime

MUND TË JU PËLQEJNË