Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe ditëve në vijim, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “një bërthamë me masa të ftohta ajrore do të kalojë në lindje të rajonit ditën e mërkurë, që mund të sjellë pak vranësira mbi vend dhe erëra më të theksuara nga krahu verior. Mot kryesisht me diell pritet të mbajë deri në fundjavë”.

Sipas PW, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë të mërkurën, mirëpo nga dita e enjte sërish do të shënojnë rritje, e deri të shtunën mund të arrijnë në 20C.

PW thekson se “sipas disa modeleve parashikuese, në fillim të javës së ardhshme po shfaqen tendenca për një depërtim të një vale të ftohtit polar nga verilindja e kontinentit, që do të zbresë ndjeshëm temperaturat deri në vlera negative, me mundësi edhe për reshje bore”.

Vlerat e cilësisë mbeten përreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, njofton PW.

Parashikimi për periudhën 18-19 mars:

18.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, me pak vranësira gjatë ditës. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s.

19.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, ditën më ngrohtë. Në mbrëmje vranësira kalimtare. Erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s.

MUND TË JU PËLQEJNË