Lidhjet e reja janë gjithmonë emocionuese, intriguese dhe pasionante. Ne kënaqemi më shumë me partnerin tonë të ri dhe mundohemi të analizojmë sjelljet e njëri –tjetrit.

Këtu gjeni disa gabime që i bëni në fillim të lidhjeve dhe që do i shihni pasojat në të ardhmen.

Nuk po i kushtoni rëndësi jetës tuaj personale

Në fillim të një lidhje, ne dëshirojmë të shpenzojmë çdo moment me partnerin tonë, ne madje ndalojmë së komunikuari me shoqërinë tonë dhe familjarët, në mënyrë që të jemi gjithë në dispozicion për partnerin, raporton “Bright Side”.

Kjo është gjë e keqe sepse, mund të filloni të largoni një shoqëri, por më vonë do të ndikoj edhe tek puna, mund të vendoseni me ndonjë vend tjetër apo edhe të humbni kontakt me më të dashuritë tuaj. Kujtojeni se të jeni më të lirë në lidhje është e rëndësishme, dhe që nuk është e nevojshme kontakti 24 orësh.

Ju jeni duke e toleruar sjelljet e këqija të partnerit

Mos respketimi i hapësirës personale, humori i panevojshëm, kërcënimi që do të ndahen me ju, sugjerime si të dukeni, agresiviteti, qëndrimi të telefon kur jeni bashkë, injorimi… shumë njerëz nuk i shohin këto sjellje, vetëm sepse pjesët tjera të lidhjes duken të jenë mirë.

Nëse i injoroni këto shenja për shumë kohë një ditë do të kuptoni që keni shpenzuar shumë kohë dhe energji me një person të gabuar.

Ju nuk flisni me njëri-tjetrin

Shumë partner besojnë se partnerët e tyre mund të ia lexojnë mendjen. Fatkeqësisht kjo nuk është e vërtet, dhe ky është një gabim tejet serioz që shumë njerëz e bëjnë në lidhje.

Mungesa e komunikimit mund të çoj deri në keqkuptime dhe konfuzion. Në fillim mund të keni më problem të flisni me njëri tjetrin, por nëse dëshironi që lidhja juaj të zgjasë bëheni të sinqert me partnerit tuaj.

Po mundoheni të jeni dikush tjetër

Ne gjithmonë mundohemi të shohim vetën më të mirë se sa që jemi, dhe kualitetet tona jo shumë të mira mundohemi të i mbulojmë për aq kohë sa mundemi, por e dimë që nuk do të zgjasë përgjithmonë. Të mbani sekrete nga një person që e doni dhe të gënjeni ata mund të çoj në gënjeshtra edhe më të mëdha. Nëse lidha juaj është e bazuar në gënjeshtra-nuk do të zgjasë shumë.

Jeni duke e kontrolluar partnerin

Përpjekjet për të kontrolluar partnerin tuaj, nënkupton që keni problem me besim. Kjo nënkupton ndjenjat dhe veprimet e xhelozisë. Dhe kjo sigurisht që do bëjë që partneri juaj të ndjehet i ‘mbytur’ në lidhjet.

MUND TË JU PËLQEJNË