Pak ditë më parë tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj ka bërë të ditur se po planifikon të mbajë një koncert në Prishtinë me datën 1 Gusht 2019 në orën 20:30 në Sheshin Skënderbeu.

Ai u shpreh mjaft i gëzuar për organizimin e këtij koncerti, dhe tha se koncerti do të jetë i hapur për të gjithë.

Por sot ai ka lajmëruar fansat e tij se është përballur me një infeksion në fyt, por që shpreson që kjo të kalojë sa më shpejt e ai të jetë gati për koncertin e paralajmëruar.

“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju!” : ka shkruar Lahaj në paralajmërimin e tij. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË