Këngëtarja Engjellusha Salihu u aktualizua mjaftë, ama vetëm kur nisi të këndoj këngë folk e popullore, se derisa ishte në ujrat e muzikës argëtuese, thuajse askush nuk e njihte, shkruan “Kosovarja”.

Dihet që këngëtarja e re i ka kënduar çikave të hasretit, fustanit të bardhë, nuseve e vjehrrave, e madje kënga e saj më e famshme mbetet ajo me titull “Kanagjegji”, që u dëgjua shumë dhe që nuk ka kanagjegj që nuk zë vend edhe kjo këngë.

Por, a e keni ditur që me datë 17 Prill 2019, Engjëllusha Salihu ka publikuar videoklipin e këngës me titull “Fejesa”.

Muzika e këngës u punua nga Miti Geci, teksti u shkrua nga Abaz Selmani, ndërsa videoklipi u prodhua nga kompania “Mproduction”, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse këngë e bukur, “Fejesa” pati më pak impakt se këngët e tjera të Engjit, madje ka njerëz që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË