Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se janë në fazën finale të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

Në oborrin e selisë së partisë, Osmani u tha gazetarëve se janë duke vazhduar konsultimet për marrëveshjen dhe përgatitjet për seancën e së hënës.

Nënkryetarja e LDK-së shpreson që gjatë së shtunës të përmbyllet marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarë të partisë në selinë qendrore.

Një ditë më parë në medie u raportuar se gjatë vikendit do të ketë marrëveshje nga këto dy parti politike.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen”, ka thënë Osmani. /Lajmi

MUND TË JU PËLQEJNË