Është shtyrë vendimin për Marjana Çmetën, nusen që akuzohet se vrau vjehrrën duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.

Arsyeja e shtyrjes së vendimit është bërë mungesa e prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, shkruan Abcnews.al përcjellë Klan Kosova.

Ndërkohe edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.

E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare.

Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami.

Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.

Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Ccmetën pasi ligji nuk lejon burgim të përjetshëm për gratë.

MUND TË JU PËLQEJNË