Gresa Behluli është këngëtare e njohur e skenës sonë muzikore, që viteve të fundit është më aktive në muzikën popullore, ku këndon bashkë me nënën e saj, Shkurten, shkruan “Kosovarja”.

Vajza e Shkurte Fejzes gjithmonë ka pasur linja të dëshirueshme, ndonëse thotë se nuk rezervohet edhe aq në ushqim.

Gresa, thotë se i pëlqejnë të gjitha ato ushqime që kombinohen me pomfrit. ‘’Më shijon çdo gjë që kombinohet me pomfrit’’, thotë ajo.

Dihet që pomfiti ose patatet e skuqura hyjnë në rangun e ushqimeve të shpejta dhe hiper-kalorike, por për çudi Gresa i konsumon pa frikë dhe pavarësisht yndryrës dhe kalorive që përmban pomfriti, ai nuk le gjurmë tek këngëtarja e njohur, e cila ka linja të rregullta, që do ti dëshironte secila vajzë, shkruan “Kosovarja”.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË