Një person ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur ditë më parë.
Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 20 gusht.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rikujtojmë se vetëm gjatë një dite në Kosovë regjishtrohen 80 e deri 90 aksidente.