Edhe shkenca konstaton që niveli i lartë i fruktozës mund të ndikojë keq në shëndetin e zorrëve, në balancën delikate të miliona baktereve dhe substancave, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit, rregullojnë imunitetin dhe në mënyra të ndryshme i kontribuojnë shëndetit

Niveli i lartë i fruktozës pa dyshim është i keq për shëndetin e zorrëve, është treguar edhe me studimin, i cili në vitin 2018 është bërë në minj.

Te minjtë të cilëve u është dhënë mjaft fruktozë, zorra e hollë ka bërë punën më të madhe kur është fjala për tretjen, mirëpo një pjesë e ka “kaluar” në zorrën e trashë, gjë që mund të krijojë problem me bakteret në zorrë.

“Mikrobiomet në zorrë janë ndërtuar në atë mënyrë që kurrë të mos kenë sheqer”, thotë autori kryesor i studimit, profesor Joshua Rabinovich.

Kur merrni fruktozën me ushqim, ajo mund të kalojë nëpërmjet mikrobiomeve, mirëpo nëse kalimi është e tepërt, mund të shkaktojë probleme, shpjegon ai.

Çfarë bën fruktoza në zorrë?

Dy gjëra i brengosin ekspertët – depërtueshmëria e zorrëve dhe sasia e baktereve në zorrë.

Muret e zorrëve janë ndërtuar në atë mënyrë që të jenë butësisht të depërtueshme, jo jashtë mase, në mënyrë që përmbajtja nga to të mos rrjedhë – kur zorrët lirojnë më shumë se sa duhet, mund të kenë ndikim në problemet gastrointestinale, si p.sh. celiakia, sëmundjet e Kronit, sindroma e zorrëve nervoze, madje mund të ndikojë në disa gjendje autoimune.

Studimi i bërë në vitin 2018 në minj ka treguar që niveli i lartë i fruktozës shton depërtueshmërinë e zorrëve, ndërsa studimet e mëhershme kanë treguar edhe që ushqimi i cili përmban tepricë të këtyre sheqernave dëmton mëlçinë.

Studimi i tretë i publikuar në vitin 2018 ka treguar që niveli i lartë i fruktozës mund të rrisë sasinë e viruseve bakteriale në zorrë. Do të duhej të hanit një sasi tepër të madhe pemësh për të marrë nivelin e dëmshëm të fruktozës”, thonë ekspertët.

Përgjithësisht, pemët nuk janë burim i madh i fruktozës në ushqim, në krahasim me sheqernat plotësues.

Burimi i fruktozës i cili më shumë do të duhej të na brengoste është shurupi me nivel të lartë fruktoze, theksojnë ekspertët, i cili përdoret që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Jo vetëm që pemët nuk përmbajnë fruktozë të tepërt, por janë edhe plot fibra, të cilat janë të mira për shëndetin dhe llojllojshmërinë e mikrobiomeve në zorrë.

Nëse jeni të brengosur për fruktozë të tepërt në zorrë, kujdes nga sheqernat plotësues dhe ushqimi i cili përmban shurup me fruktozë të lartë, ndërkaq nutrienët dhe fibrat e pemëve zorrëve gjithsesi do t’u shkaktojnë më shumë dëme se dobi.

MUND TË JU PËLQEJNË