26 janari i këtij viti që po e lëmë pas qe muaji i fatkeqësisë për familjen e Nexhat Dacit.

Nexhat Daci humbi djalin e tij të vetëm Arianin, një humbje e madhe kjo për mbarë familjen, shkruan “Kosovarja”.

Ariani kishte humbur jetën si pasojë e një orteku të borës,i cili kishte shkuar të skijonte në Brezovicë.

E ajo që po e përjeton më së rëndi humbjen e personit të zemrës, është gruaja dhe nëna e dy fëmijëve që la pas Ariani, pra Merita.

Që nga ajo ditë Merita nuk ka rreshtur së treguari edhe publikisht dhimbjen dhe mungesën e të shoqit, me fjalë prekëse që të këpusin shpirtin.

E meqë edhe dimri po afron, kujtimet nga Brezovica po i vinë duke iu rifreskuar e dhimbja sa vjen e shtohet.

Ajo sot ka shprëndarë një imazh nga profili i bashkëshortit të ndjerë, një kujtim i bukur familjar nga Brezovica./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË