Paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve” ku profesori i muzikës e përcillte me çiteli e ajo këndonte.

Edhe tani pas 46 viteve nuk ka hequr dorë nga muzika, kjo prezencë ë gjatë në skenë e dëshmon se është një këngëtare që do lë gjithmonë gjurmë tek publiku, shkruan “Kosovarja”.

Flasim për Shyhrete Behlulin, zërin e bukur të Mushtishtit që vazhdon të këdojë sot e asaj ditë pa u shteruar.

Këngëtarja tani veçse ka krijuar një karrierë të stërmbushur me këngë e klipe, sukseset e kanë ndjekur nëçdo rrugëtim të saj.

Ajo tani është nënë e martuar e 5 fëmijëve, dhe gjyshe e dy nipave dhe dy mbesave.

Por, viti më i artë për të do mbetet piëkrisht viti s1974, aty ku hedhi hapat e parë drejt muzikës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË