Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila kohëve të fundit më shumë është në shëtitje se sa merret me karrierë muzikore, ka zgjedhur që të bëj një vizitë të veçantë

E martuar me Ivo Kotevski, i cili është i njohur pos si avokat edhe si politikan, Adelina Tahiri është bërë një person e cila më shumë shihet duke bërë udhëtime luksoze se sa duke bërë karrierë.

I fundit ishte një udhëtim tek restoranti i kuzhinierit të njohur turk, Nusret, ku Adelina ka bërë një foto me të si dhe ka postuar një video ku ai shihet duke kripësuar mishin sipas metodës së tij.

Megjithatë nuk dihet se në cilin restorant të Nusretit ka qenë Adelina, pasi që turku ka një numër të madh të restoranteve anekënd botës. /GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË