Për nga eleganca dhe stili, Ryvës nuk ia kalon asnjë femër e estradës.

Ajo çdoherë përçon bukurinë, unikatitetin përmes stilit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Jo veç në pamje, Ryva Kajtazi është poashtu njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Projektet e saj muzikore janë pëlqyer gjithmonë, shumë prej të cilave u shndërruan në hite.

Ajo realizon projekte të shumta, këndon në dasma e mbrëmje të ndryshme muzikore, njëkohësisht është edhe nënë e bashkëshorte e përgjegjshme. Një femër e kompletuar.

Edhe aktiviteti në rrjetet sociale është në nivel të duhur, ku ndanë fotografi, video të ndryshme për ndjekësit.

Me stil si çdoherë, Ryva pozon nga ashensori teksa një detaj merr vëmendje. Ajo për dallim nga shumica e njerëzve, e mbanë letërnjoftimin në fatrollen e telefonit. Vend i sigurt edhe ky!./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË