Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë duke kaluar periudhë të vështirë në jetën e tyre.

Robert Berisha para disa dite kishte njoftuar ndarjen nga Nora Istrefi, dhe ky njoftim është bërë krye temë e mediave ditëve të fundit.

Disa ditë pas ndarjes Nora ka bërë postimin e parë në Instagram, deri më tani ajo ka preferuar të jetë e heshtur para mediave.

Në postimin e bërë në Instastory këngëtarja shihet duke u bërë gati për një fluturim nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në një destinacion të panjohur.

Mbetet të shihet nëse Nora ka udhëtuar për ndonjë koncert apo për disa ditë pushimi. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË