Ferit Zekolli është lindur e  rritur në Maxhunaj të Vushtrrisë. Në shkollën fillore ka luajtur futboll, hendboll, volejboll, por asnjëherë basketboll, shkruan “Kosovarja”.

Topin e basketbollit për herë të parë e preku në shkollë të mesme, të cilën e kreu në Mitrovicë.

Basketboll nisi të stërvitë e të luajë kur nisi studimet, si 19 a 20-vjeçar. Vendosi për këtë sport shkaku i gjatësisë.

Karrierën prej basketbollisti e ka nisur në klubin basketbollistik “Trepça”, në fillim të viteve 70.

Pastaj, në vitin 1972/73 ka kaluar te klubi i atëhershëm i Prishtinës, i quajtur “Universiteti”, që më vonë merr emrin “Elektrokosova”. Me “Elektrokosovën” ka bërë gara në Ligën e dytë federative të asaj kohe.

Ferit Zekolli ka qenë kosh-shënuesi më i mirë i Ligës së dytë federative. Kjo edhe ishte arsye se në atë kohë ai merr ofertë nga klubi i ligës së parë, “Metalac”, i Valevës, për të kaluar në radhët e tyre.

Zekolli i bashkëngjitet këtij ekipi, por për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy klubeve gjatë realizimit të kontratës, Zekolli pas tre muaj qëndrimi në “Metalac”, përsëri kthehet në klubin “Elektrokosova”.

Ferit Zekolli është basketbollisti i parë kosovar, e që kishte bërë emër jo vetëm në Kosovë, por në gjithë shtetin e dikurshëm federativ.

Kulmi i karrierës së tij ishte viti 1977/78, duke qenë anëtar i kampionit të pesëfishtë, KB “Zara”.

Në vitin 1977, nga qyteti kroat Zara, Ferit Zekolli merr ofertë atraktive për t’iu bashkangjitur klubit basketbollistik me të njëjtin emër, kampion i pesëfishtë i shtetit të atëhershëm.

Ky kalim i Zekollit në “Zarë” realizohet me bujë të madhe. Që në sezonin e parë (1977/78) Feriti dëshmoi dhe tregoi performancë të shkëlqyeshme në ekipin e tij të ri, KB “Zara”.

Sot është prind dhe gjysh i lumtur…

A e dini se:
* Është i gjatë 2.12 cm…

* Ferit Zekolli jeton në Prishtinë…

* Ata që e njohin mirë e thërrasin Fesho…

* Ka lidhje të ngushtë me familjen dhe posaçërisht me nipin e tij, Drenin…

* Është krahasuar me gjermanin Dirk Novitzki në Ligën amerikane “NBA”, shkaku i shtatgjatësisë dhe precizitetit…

* Kur ishte në “Zarë” e kishte thyer këmbën. Kjo i kishte kushtuar gati me karrierë…

* Kur ka kohë të lirë luan golf. Miq të tij thonë se luan shumë mirë…

* Për veten thotë se mbetët basketbollisti më i madh dhe më i mirë shqiptar…

* Ndër miq thotë se për kohën e tij ishte si Xherdan Shaqiri sot…

* Ka profil në “Facebook”…

* Majlinda Kelmendin e quan krenari të sportit shqiptar… N. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË