Aktori Daniel Dae Kim është infektuar me koronavirus.

Daniel Dae Kim ka konfirmuar se doli pozitiv në testet për pandeminë koronavirus.

Ai pretenton se këtë virus e ka marrë në Nju Jork, pasi kishte qenë për xhirime të serisë televizive “New Amsterdam”.

Përmes një videoje në Instagram, Kim tregoi se fillimisht kishte dhimbje fyti, por kur iu shtuan simtomat ai ishte karantinuar.

Pas kthimit nga Nju Jorku në Hawaii, aktori kishte shtrëngim të gjoksit, ethe dhe dhimbje të trupit, andaj me rekomandim të mjekur iu nënshtrua testit për koronavirus.

Me të dalë poztiv në test, ai është distancuar edhe nga familja e tij, andaj bën thirrje edhe tek të tjerët që të veprojnë njësoj.

Duke bërë thirrje për kujdes, Kim kishte edhe një mesazh për politikanët që ‘fajësojnë’ Kinën për virusin.

“Po, jam aziatik dhe kam koronavirus, por nuk e kam marrë atë në Kinë. Unë e kam marrë atë në Amerikë, në Nju Jork. Përkundër asaj që liderë të caktuar politikë duan ta quajnë atë, unë nuk e konsideroj vendin nga është aq i rëndësishëm sa njerëzit që janë të sëmurë dhe që po vdesin”, janë fjalët e Danel Dae Kim. /Lajmi/

BEVERLY HILLS, CA – DECEMBER 09: Daniel Dae Kim arrives to at The 16th Annual Unforgettable Gala held at The Beverly Hilton Hotel on December 9, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images)

 

MUND TË JU PËLQEJNË