Kosovarët nga shtatori mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër

Në një komunikatë të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), thuhet se nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.

Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.

MUND TË JU PËLQEJNË