Kosova është vetëm një hap larg shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

E për këtë qëllim, sot është zhvilluar një takim mes Presidentit Thaci dhe gjeneralit Rrahman Rama.

Këtu u dakorduan, se në rast të ndonjë vendimi FSK të jetë gati për marrjen e gjendjes së kontrollit në nivel vendi.

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me komandantin e FSK-së gjeneralin Rrahman Rama, kërkohet mobilizimi i FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka rritur gjendjen e gatishmërisë në nivelin 2.

Madje edhe ka krijuar “Forcën në Detyrë”.

Krejt kjo është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti.

Ndërsa deri tek kjo situatë ka ardhur pas vendimit të Qeverisë, dhe me urdhër të komandantit të ushtrisë, gjeneralit Rrahman Rama.

Ky mobilizim i ushtrisë ka ardhur si pasoj e përhapjes së virusit “COVID19”.

Forca e Sigurisë ka njoftuar se ka mobilizuar njësitet e specializuara.

Ushtria e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e qeverisë, ndërsa ka siguruar se do të dalin në ndihmë në çdo moment të nevojshëm.

Ndërkohë, gjenerali Rrahman Rama këtë të marte është takuar edhe me presidentin Hashim Thaci.

Ky i fundit i ka kërkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës që të jetë e mobilizuar dhe të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës.

Gjenerali Rrahman Rama, e ka siguruar presidentin Thaçi, që është komandant suprem i ushtrisë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të veproj në çdo kohë dhe në çdo pjesë të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË