Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar të takojë nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Gjatë ditës së sotme Rama shkoi drejt Shijakut, pas thirrjes publike që iu bë mbrëmë nga Arben Meçe.

Rama vizitoi disa pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku takoi nga afër edhe banorët që shprehën shqetësimin e tyre.

Përgjatë takimeve që pati, nuk munguan edhe batutat e shkëmbyera mes tij dhe banorëve, teksa gratë që takoi nuk i kursyen lavdet, por edhe puthjet.

Madje një grua i prekte dorën, teksa Rama sqarohej me një prej banorëve. Më pas e njëjta nuk ngurroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pallton e zezë që iu bë gjithë make up.

 

MUND TË JU PËLQEJNË