Natyrisht, të gjithë e dinë që rrobat me ngjyra apo me printe nuk lahen me ato të bardha, sepse këto të fundit kërkojnë gjithmonë larje të specifikuar dhe të kujdesshme, por edhe rrobat me ngjyrë të errët si e zeza, e kaltra apo ngjyra të tjera të errëta kërkojnë po ashtu larje të veçantë?

Nëse i fut të gjitha veshjet me ngjyrë në rrobalarëse dhe shtyp butonin “larje e përhershme”, atëherë po bën një gabim të madh.

Rrobat e errëta e humbasin ngjyrën më lehtësisht, ndaj edhe pas disa larjes, ngjyra u zbehet shpejt. Për këtë arsye, këshillohet që gjithmonë t’i lash ato me ujë të ftohtë.

Nëse i lan me ujë të nxehtë, shpejt rrobave jo vetëm do t’u prishet cilësia, por edhe do të humbasin ngjyrën. Në një kohë shumë të shkurtër, xhinset e zeza do të të kthehen në gri.

Përveç rasteve kur rrobat kanë njolla të konsiderueshme apo janë të pista, në raste të tjera e mira është që veshjet e errëta t’i lash me procesin e shkurtër për të eliminuar çngjyrosjen.

Po ashtu një tjetër gabim që bën me rrobat e errëta është edhe tharja në rrobalarëse. Rrobat me ngjyrë të errët këshillohet të thahen natyrshëm, në mënyrë që ta ruajnë sa më gjatë ngjyrën e tyre.

Në thelb, për të mbajtur ngjyrën sa më gjatë në veshjet e errëta, e mira është t’i lash dhe t’i thash në proces të shkurtër. Në këtë mënyrë do të minimizosh venitjen e ngjyrës dhe do t’i ruash ato në kohë më të gjatë.

MUND TË JU PËLQEJNË