Lola Haradinaj hyn në listën më të ngushtë të femrave të bukura, sharmante dhe me shumë stil.
Femra më e përmendur dhe më e komentuar, nuk po ndalet së godituri mediat me paraqitjet e saj të zjarrta, shkruan Kosovarja.

Lola që nga fillimi e ka ditur shumë mirë pikën e dobët të të gjitha faqeve rozë, andaj sot të gjithë sillen rreth saj, duke mos u përmbajtur së shkruari për të.

Padyshim që këtu bën pjesë edhe bukuria dhe sharmi i saj i pakrahasueshëm që kanë ndikuar që emri të saj të gjendet ngado.

Eleganca dhe moda janë gjithmonë me të, e cila gjithmonë bën kombinime të veshjeve që të bëjnë t’ua kesh lakmi.

Edhe këtë herë bëri të vlerësohet në mënyrën më të mirë, përmes paraqitjes së saj, ku këtë herë kishte zgjedhur vetëm ngjyrën e zezë të dominojë në stilin e saj.

Epo, sa me fat na ka qëlluar edhe ky Dauti, ku një femër si kjo vetëm ai mund ta ketë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË