Martesa është akti që të dashuruarit vendosin ta bëjnë, kur ata janë të dashuruar marrëzisht dhe duan që të deklarojnë para familjes e shokëve të tyre se janë më të lumturit në botë, dhe se si do vazhdojnë ta duan njëri tjetrin çdoherë.

Shkëmbehen zotimet, duke përmendur premtimet emocionale dhe kujtimet që kanë çifti, momente këto që i japin kuptim dashurisë së tyre, dhe premtime se do e duan njëri tjetrin në çfarëdo rrethanash.
Por ky çift, i cili u bë viral në rrjetet sociale, doli ndryshe nga gjithë çiftet tjera.

Gruaja, Casey tha se një natë para martesës së tyre, ajo gjeti disa mesazha nga telefoni i të dashurit të saj që e ndryshuan tërësisht raportin e tyre, dhe planet për kalimin e jetës së bashku.

Ajo tha: ”Alex dhe unë kemi qenë së bashku për 6 vite. Unë gjithmonë kam menduar se ai është personi i duhur. Familjet tona kalonin mirë, dhe unë mendoja se jeta jonë do ishte shumë e lumtur.”

Por kur Casey kishte dalur me shoqet për një festë, atëherë ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur që i theu asaj zemrën.
”Ky mesazh nuk ishte ndonjë urim, për fat ose dashuri. Ky mesazh më zuri befasisht dhe ndryshoi gjithçka. Mesazhi ishte një përmbajtje e fotografive të ndryshme nga një numër që nuk e njihja. E që në fund shkruhej, ”Unë nuk do martohesha me të. Po ti?”

Mesazhi përmbante fotografi, mesazhe e fjalë që ishin shkëmbyer disa ditë para dasmës. Brenda tyre shkruhej:
”Këtë vikend. Unë dhe ti.”
”Ke një trup të mrekullueshëm. Dhe me të vërtetë di si ta përdorësh atë, sikur të kishte edhe e dashura ime këto aftësi që ke ti.”
”Po më mungon shumë. S’mund të ndalem së menduari për ty. Unë kurrë nuk jam ndjerë kështu për askënd më parë.”

Derisa shoqërueset e saj, dhe shoqet e saj bindën Casey që të mbarojë martesën e saj menjëherë, Casey i mbeti që të vendoste përfundimisht. Ajo nuk i përfundoi gjërat me kaq, ajo thoshte se ende e do, dhe se dëshironte të martohej me të, dhe kështu bëri. Ajo mori pjesë në martesë ditën e nesërme.

Por kur erdhi koha që ajo të zbriste në altar dhe të bashkohej me të fejuarin e saj, ajo tha se nuk do kishte martesë, dhe se i fejuari i saj ”nuk ishte ai që mendonte se ishte”, dhe lexoj çdo mesazh me zë të madh para gjithë të pranishmëve.

”Unë lexova çdo fjalë, dhe sytë e mi të përlotur shihnin atë, dhe ai nuk kishte çfarë të thoshte. Ai doli nga kisha, familja e tij mbetën duke e shikuar, ishin të tmerruar nga ajo që dëgjuan.

MUND TË JU PËLQEJNË