Një person është gjetur pa shenja jete ditën e shtunë në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur ngjarja ka ndodhur në fshatin Varosh të Ferizajt, mbrëmjen e së shtunës.
Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar, ndërkaq që vdekja po quhet e dyshimtë nga ana e policisë.