Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj në një konferencë të thirrur për media nuk e ka komentuar koalicionin parazgjedhor në mes të AAK-së, e PSD-së.

Fillimisht kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se partisë së tij i është bashkuar edhe drejtori i deritanishëm i bizneseve në Gjermani, Bekim Brestovci.

“Për Nismën është një ditë shumë e rëndësishme nga sot e tutje po na bashkohet në rrugëtimin tonë politik në fitoret e reja një personalitet i rëndësishëm bëhet fjalë për drejtorin e deritanishëm të unionit të bizneseve në Gjermani Bekim Brestovci”, ka thënë ai.

“Sot e kemi një ditë feste, po flas sepse e di jo shpesh na ndodhë me sjellë personalitete që e meritojnë një respekt të veçantë, ajo se çka po ndodh sot është ajo se çka jemi duke kërkuar në vazhdimësi, kemi pasur një diasporë që ndihmon në Kosovë, Nisma është përpjekur dhe përfundimisht kemi bërë një përpjekje se ne duam që djemtë dhe vajzat tona të vijnë dhe të ndihmojnë vendin e tyre, ky ashtë aktivizimi i plotë. Sot ju kisha lutë të kufizohemi në këtë pjesë, do të keni kohë në ditët në vazhdim të merrni informacionet për këtë temë”, tha Limaj pa komentuar koalicionin më mes të PSD-së e AAK-së.

Brestovci në anën tjetër tha se kjo është një ditë shumë e veçantë për të, e se sot fillon rrugëtimi i tij në politikë.

MUND TË JU PËLQEJNË