Ka nisur takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, në tentativën e rradhës për të gjetur gjuhë të përbashkët për arritjen e marrëveshjes.

Të dy liderët e para takimit kanë thënë se janë duke u munduar për marrëveshje.

Fort optimist nuk u shpreh kryetari i VV-së, Albin Kurti. Ai tha se nuk ka ende marrëveshje, mirëpo se janë duke u munduar për një të tillë.

Sidoqoftë, ai tha se ka përafarime në këtë aspekt.

Takimi është duke u zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe është duke u përcjellë me interes të shtuar të mediave.

MUND TË JU PËLQEJNË