Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se në kuadër të masave të reja të ndërmarra në luftën kundër coronavirusit, që nga dita e nesërme, nuk do të lejohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe jashtë për tu marrë me vete.

Ai ka ftuar mes tjerash qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që mundi dhe përpjekjet e personelit mjekësor, i ushtarëve të FSK-së dhe i të gjithë atyre që po angazhohen të mos shkojnë huq. Ndërsa pak më herët është marrë vendim që nga nesër të mbyllen të gjitha parqet nëpër Kosovë.

Po ashtu ai ka shkruar se obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

MUND TË JU PËLQEJNË