Katër persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy aeroplanëve që ndodhi në qytetin Ketchikan të Alaskës.

Dy persona të tjerë janë zhdukur, sipas oficierit Jon-Paul Rios nga Rojet Bregdetare amerikane.

Agjencia turistike Princess thotë që një nga aeroplanët ishte duke bërë një ekskursion të zakonshëm dhe kishte dhjetë mysafirë dhe pilotin në bord. Aeroplani i dytë, një udhëtim i pavarur turistik, ishte duke bartur katër njerëz si dhe një pilot.

Shumë njerëz janë shpëtuar, ndërsa të dy aeroplanët janë fundosur nën ujë.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe ekipet kanë punuar shumë që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të rikuperojnë të vdekurit”, tha Deanna Thomas, zëdhënëse e qeverisjes lokale.

MUND TË JU PËLQEJNË