Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, nuk dëshiron që ta mbyll keq me askënd vitin 2019.

“Nuk dua ta mbyll keq këtë vit me asnjë…kështu që më kërkoni falje!”, ka shkruar Enca në rrjetin social Instagram krahas fotografisë së publikuar. Enca nuk ka treguar se për kë shkon ky ‘thumb’.

“Mwah” është projekti i fundit muzikor që Enca e ka publikuar më 15 nëntor. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube. Ndryshe, Enca do të jetë pjesë e kastit të aktorëve pjesëmarrës në projektin e ri kinematografik të Ermal Mamaqit me titull ‘I love Tropoja’. Këngëtarja ka publikuar në Instagram trailerin e filmit.

“I love Tropoja. 29 Janar 2020. Komedia më e mirë shqiptare, me aktoren më të re shqiptare”, ka shkruar Enca videos.21Media

MUND TË JU PËLQEJNË