Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa, është bërë me dije se janë të përfshirë 9 vetura dhe një kamion, e se të lënduar kanë mbetur tre persona.

“Rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Agim Rmadani ne Prishtine. Ne kete aksident kane qene te perfshira 9 vetura dhe nje kamion”, tha Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë në Prishtinë.

Tutje, u bë me dije se si pasojë kanë mbëtur të lënduar tre persona.

“Si pasoje e aksidentit deri tani ndihme mjekesore u eshte ofruar tre personave. Me rastin po merren njesitet perkatese”, bëhet e ditur./Express

MUND TË JU PËLQEJNË