Këngëtarja gjakovare Yllka Kuqi është ndër fytyrat më të mirënjohura që zë vend të rëndësishëm në skenën muzikore.

Këngë të dëgjuara, performanca të paharrueshme, bashkëpunime të shumta, e albume të njëpasnjëshme kemi nga ajo ndër vite, shkruan Kosovarja.

Gjithmonë është konsideruar si këngëtarja më e ndjekur dhe më e kërkuar, por tani në këto vitet e fundit ende më shumë është popullarizuar dhe është shndërruar në yll.

Yllka jo vetëm për muzikë, por edhe për pamjen dhe stilin e saj bën përshtypje jashtëzakonisht shumë, ku gjithmonë arrin të duket tërheqëse dhe me shumë sharm.

Por, këtë herë vjen më e thjeshtë dhe me një stil krejtësisht ndryshe, nga ajo që jemi mësuar ta shohim në ekran.

E, juve iu mbetet të vlerësoni e të mendoni, se me cilën nga këto tri poza do ta kërkonit e do ta dëshironit ta shihnit përsëri. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË